Lirimi i hapësirave publike në Korçë, tregtarët kundërshtojnë aksionin

Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike në Korçë, tregtarët

Në Korçë, Policia Bashkiake ka ndërmarrë një aksion në zonën e njohur si “tregu maqedonas”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset. Në rast moszbatimi, ato do të përballen me gjoba.

Janë rreth 50 tregtarë që operojnë në këtë zonë dhe kanë ekspozuar mallrat, kryesisht veshje, në manekinet dhe stendat e vendosura jashtë ambienteve të dyqaneve.

Tregtarët shprehen se aksioni ka nisur pa njoftim paraprak, duke i vendosur përballë një situate të vështirë për të riorganizuar mallrat.

Ata kërkojnë nga Bashkia shtyrjen e afatit deri pas festes së Pashkëve, duke argumentuar se aktualisht fluksi i klientëve është më i lartë se zakonisht.

ME TE LEXUARAT