Makina përplas motorin në autostradën Durrës-Tiranë, plagoset një person
Lajmifundit
/
3 Shkurt 2026, 21:18
Aktualitet

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Durrës. Një automjet është përplasur me një motocikletë. Ngjarja rrugore ndodhi pranë mbikalimit për në Shkozet, në autostradën Durrës-Tiranë.
Pas përplasjes me mjetin e tipit “Volkswagen Golf”, motori ka përfunduar jashtë rruge. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i motocikletës është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


