Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Aktualitet

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit parlamentar dhe të qeverisë.

Në sfond të videos dëgjohen protestuesit që thërrasin “Rama, jepe dorëheqjen”, ndërsa kreu i qeverisë shprehet se kjo është kënga e tij e preferuar.

“Ndërkohë që po shkruaj fjalimin e nesërm për mbledhjen e grupit dhe të qeverisë. Ky kor ‘Rama, jepe dorëheqjen’ më ekzalton.

Shihemi nesër paradite, nga ora 09:30 e mbrap. Por e kisha kënaqësi të ndaja reflektimin tim për Bulevardin e flamingove, që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, thotë Rama.

ME TE LEXUARAT