Mjekja okuliste ngre alarmin: Qerpikët artificialë po shkaktojnë infeksion syri tek vajzat! Pasojat e rënda të kësaj teknike

Aktualitet

Mjekja okuliste ngre alarmin: Qerpikët artificialë po shkaktojnë

Infeksionet e syve tek vajzat kanë shënuar një rritje të ndjeshme kohët e fundit. Sipas mjekes okuliste Suzana Zhuka, e cila punon në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, një nga arsyet kryesore është trendi gjithnjë e më i përhapur i vendosjes së qerpikëve artificialë.

Sipas mjekjes kjo praktikë estetike po çon gjithnjë e më shumë vajza të reja drejt problemeve serioze me shëndetin e syve.

Sipas saj, një tjetër problematikë është edhe dëmtimi i qerpikëve natyralë për shkak të këtyre teknikave estetike.

Nisur nga kjo situatë, okulistja apelon që instancat shtetërore të monitorojnë klinikat që aplikojnë këto teknika, sidomos në lidhje me kushtet e higjienës.

Në euronews ajo theksoi se para çdo aplikimi, vajzat duhet të informohen qartë mbi rreziqet që sjell vendosja e qerpikëve artificialë. Më tej, mbetet në dëshirën e tyre nëse duan të marrin këtë rrezik.

ME TE LEXUARAT