SPAK urdhëron paraqitjen e Sali Berishës për të dhënë sqarime! Ja për cilën çështje
Lajmifundit
/
9 Qershor 2025, 18:55
Politikë
Kryetari i PD, Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
“Nesër ne orën 10.00 SPAK ka thirrur Dr. Berishën per te dhënë shpjegime ne lidhje me një kallëzim qe Gjyqtarja Irena + mbiemra 3 copë ka depozituar!
Historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin”, shkruan në Facebook, avokati Genc Gjokutaj.