Moti me 'surpriza'/ IGJEUM, ndan parashikimin: Java nis me ulje temperaturash, reshje lokale në këto qarqe

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur me kushtet e motit për fillimjavën.
Sipas të dhënave, java nis me një ulje të lehtë të temperaturave në vend, ndërsa nuk do të mungojnë edhe reshjet lokale në disa qarqe.
Reshjet:
Nesër (e hënë, datë 31) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokalisht të dobëta.
Temperaturat:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 25 / 32 °C
në vendet e ulëta: 24 / 35 °C
në vendet malore: 18 / 31 °C
Era:
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore, për momente deri e fortë.


