“Na quajtën iranianë, rusë” – Aktivistja ironizon Ramën: “Flamingot do të jenë këtu derisa të shpëtojmë Shqipërinë!”

Aktivistja dhe banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj ironizoi kryeministrin Edi Rama për sulmet e tij të vazhdueshme ndaj protestuesve, duke thënë se në fillim të revoltës së tyre i etiketuan si “iranianë, serbë dhe rusë”.
Ajo theksoi se qytetarët, duke qëndruar për 79 ditë në shesh, treguan se janë shqiptarët e vërtetë.
Ajo përmendi edhe deklaratën e Ramës se tashmë në bulevard kanë ngelur vetëm “sorra”, duke iu përgjigjur se flamengot do të vazhdojnë të jenë derisa të bëjnë të mundur largimin e tij nga qeveria.
“Kur filluam këtë protestë, na quajtën iranianë, serbë e rusë. Por në 79 ditë keni treguar se jeni shqiptarët e vërtetë dhe që nuk e lëshojmë këtë shesh pa shpëtuar Shqipërinë.
Thanë që erdhën sorrat, me vjen shumë keq por flamingot janë mes nesh dhe do të vazhdojnë të jenë derisa të shpëtojnë Shqipërinë.
Ne jemi flamingot që vijmë në shesh me fëmijët tanë dhe nuk na trembni sado që na mundoni të na përçani.“, tha ajo.


