Ndryshime në trupën diplomatike/ Ambasadori i Shqipërisë në Londër drejt një posti të rëndësishëm në OSBE

Aktualitet

Ndryshime në trupën diplomatike/ Ambasadori i Shqipërisë

Lëvizje pritet në trupën diplomatike shqiptare. Burime për mediat bëjnë me dije se Uran Ferizi do të emërohet në krye të Misionit të përhershëm të OSBE-së.

Sipas të njëjtave informacione, mësohet se Ferizi i cili aktualisht është ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar pritet të zhvillojë ditën e nesërme dëgjesën në Komisionin e Jashtëm.

Deri më tani në krye të Misionit të përhershëm të OSBE-së ka qenë Eglantina Gjermeni. Në shkurt të vitit 2022 ajo u dekretua në këtë detyrë nga presidenti i asaj kohe, Ilir Meta.  

ME TE LEXUARAT