Ndryshojnë zakonet e blerjeve/ INSTAT: Tregtia me pakicë rritet me 6.8% në periudhën prill-qershor

Tregtia me pakicë në vendin tonë është rritur dukshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT Indeksi i volumit të shitjeve, që tregon sa mallra janë shitur është rritur me 6,8% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025.
Kjo është një shifër pozitive që tregon se bizneset po shesin më shumë mallra se më parë duke shtuar fitimet. Por këto të dhëna tregojnë edhe faktin se konsumatorët, që po shpenzojnë më shumë duke konfirmuar aftësitë më të mira paguese.
Shtimi i tregtisë me pakice përkon me nisjen e sezonit turistik në Shqipëri çka vijon të jetë një shtysë e rëndësishme për ekonominë shqiptare.
Ndikim në rritjen e tregtisë kanë dhënë të gjitha grupet. Kontributin më të madh e dhanë artikujt jo-ushqimorë, me 2.7 pikë përqindje, të ndjekur nga hidrokarburet me 2.1 pikë dhe ushqimet, pijet e duhani me 2 pikë përqindje.
Veçanërisht, sektori i hidrokarbureve, që përfshin shitjen e naftës dhe produkteve të ngjashme në dyqane të specializuara, ka parë një rritje të madhe prej 8,4% në volumin e shitjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo konfirmon shtimin e qarkullimit në vend gjatë tremujorit të dytë në vend.


