Në cilat zonat priten reshje shiu? Moti sot, 16 shtator 2026
Lajmifundit
/
16 Shtator 2026, 08:13
Aktualitet

Ditën e mërkurë pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura përgjatë relieveve kodrinore malore të territorit prej orëve të mesditës e pasdite.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në jug kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdites.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.
Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.


