Nesër Dita e Mësuesit, aktivitete e koncerte nëpër shkolla! Mësuesit: Dashuria e fëmijëve e bën të lehtë çdo sakrificë

Aktualitet

Nesër Dita e Mësuesit, aktivitete e koncerte nëpër shkolla!

Është prej më shumë se 30 vitesh në arsim, por dashuria e saj për t’u ofruar fëmijëve dije nuk i është zbehur. Për Torina Dervishajn, mësuese në shkollën “Vasil Shanto”, çdo 7 mars ka veçantinë e tij.

Dervishaj, thotë se të rinjtë duhet ta vlerësojnë më shumë rolin e mësuesit, pasi dashuria dhe mirënjohja e fëmijëve e bëjnë çdo sakrificë të vlefshme.

Këtë vit, duket se festa e mësuesit duket se ka ardhur më herët. Duke qenë se 7 marsi këtë vit përkon me ditën e shtunë, nxënësit kanë zgjedhur që t’ua përcjellin një ditë para urimet mësuesve.

Nga lulet te bizhuteritë, kjo është mënyra që kanë zgjedhur fëmijët për të shprehur mirënjohjen ndaj mësuesve të tyre.

Nxënësit e shkollës “Vasil Shanto” kishin organizuar edhe një koncert me muzikë, këngë dhe kërcime për të festuar së bashku me mësuesit e tyre

Rreth 30 mijë arsimtarë në të gjithë Shqipërinë festojnë 7 Marsin, Ditën e Mësuesit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT