Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa, godasin edhe Tel Avivin

Bota

Iranianët sulmojnë Abu Dhabin dhe Dubain me dronë dhe raketa,

Emiratet e Bashkuara Arabe përjetuan një natë tensioni të lartë pasi Irani ndërmori sulme me dronë dhe raketa ndaj qyteteve Dubai dhe Abu Dhabi, duke rritur më tej frikën për përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka sinjalizuar hyrjen në një fazë të re të operacioneve ushtarake kundër Iranit. Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjenerallejtënant Eyal Zamir, deklaroi se pas sigurimit të superioritetit ajror, Izraeli është gati të kalojë në fazën tjetër të luftës.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë masa sigurie në rajon, duke pezulluar funksionimin e ambasadës së tyre në Kuvajt, në një lëvizje që vjen mes rritjes së tensioneve dhe shqetësimeve për përhapjen e konfliktit.

Edhe Tel Avivi është vënë në shënjestër të tre sulmeve të njëpasnjëshme, që kanë shkaktuar alarm në qytetin izraelit. Sipas informacioneve paraprake, fillimisht është raportuar për një dron që ka hyrë në hapësirën ajrore, ndërsa më pas janë lëshuar edhe raketa drejt zonës.
Autoritetet izraelite aktivizuan menjëherë sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa sirenat e alarmit u dëgjuan në disa pjesë të qytetit. Sipas raportimeve nga vendngjarja, raketat janë interceptuar dhe kanë rënë në det, duke shmangur dëme në zonat e banuara.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit. Shefja e diplomacisë evropiane, Kaya Kallas, deklaroi se “Irani është një eksportues lufte”, duke theksuar se regjimi iranian po përpiqet të tërheqë sa më shumë vende të jetë e mundur në këtë përballje ushtarake.

ME TE LEXUARAT