Nis seanca për dosjen “Revanshi”! Në sallë vetëm një prej të akuzuarve, Durim Bami dhe Aldo Avdyli përfaqësohen nga avokatët

Aktualitet

Nis seanca për dosjen “Revanshi”! Në sallë vetëm

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e operacionit të koduar “Revanshi” me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozëik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami, Oltion Zefi.

Ne sallë i pranishëm ishte vetëm i pandehuri Jozi Kraja. Ky i fundit i qëndron kërkesës për zhvillimin e procesit me gjykim të shkurtuar.

Aldo Avdyli ka paraqitur deklaratë që të përfaqësohet nga avokati Dritan Jahja, i cili nuk është i pranishëm.

Oltion Zefi nuk është i pranishëm, po ashtu mungon edhe avokati i tij Elis Bilali.

Henerigert Mitri nuk merr pjesë në seancë, i pranishëm avokati i tij Ardian Leka.

Mariglen Haka nuk është i pranishëm i pranishëm avokati i tij Erjon Kullolli.

Altin Mornia nuk është i pranishëm mungon edhe avokati i tij për arsye shëndetësore.

Durim Bami nuk është i pranishëm dhe përfaqësohet nga Ilir Murati i cili është i pranishëm. Po ashtu i qëndron gjykimit të shkurtuar.

Gjergj Mihasi, babi i Erigers Mihasit i thirrur në cilësinë e viktimës së veprës penale, kërkoi që të mos marrë më pjesë në seanca për shkak të problemeve shëndetësore dhe tha se kishte besim tek vendimi i gjykatës.

SPAK në kushtet kur mungojnë disa të pandehur dhe mbrojtësit e tyre të shtyhet kjo seancë gjyqësore dhe të konsiderohen të njoftuar të gjitha viktimat e veprës penale pasi janë ezauruar rrugët ligjore për njoftim.

Gjykata urdhëron të bëhet shoqërimi i personave të dyshuar që janë të arrestuar.

Po ashtu pezullohen afatet e paraburgimit për të arrestuarit.

Seanca e ardhshme në datën 6 maj ora 11:00.

ME TE LEXUARAT