‘Nuk heq dorë’/ Dritan Goxhaj i bashkohet protestës, qëndron pas podiumit të fjalimeve
Lajmifundit
/
23 Qershor 2026, 20:22
Aktualitet

Menjëherë pas podiumit ku po mbahen fjalimet përpara kryeministrisë, ndodhet Dritan Goxhaj.
Një natë më parë, ai renditi kërkesat kundrejt qeverisë, të paraqitura në emër të grupit të organizatorëve.
Goxhaj është një emër më dritëhije të shumta.
Me një të kaluar të ‘veshur’ me lavdinë e pjesëmarrjes në luftën e UÇK-së në Kosovë, aktualisht ai shfaqet si një ekstremist islamik, antisemit dhe antiamerikan që e quan Izraelin shtet terrorist, duke glorifikuar Iranin dhe Hezbollahun.


