Nuk ka qetësi për Krujën/ Riaktivizohen vatrat e zjarrit, panik tek banorët
Lajmifundit
/
11 Gusht 2026, 21:51
Aktualitet
Riaktivizohet zjarri mbi lagjen Abazaj, në afërsi të vendit të quajtur “Kroi i Madh”, pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme prej katër ditësh me forca dhe mjete nga toka dhe ajri.
Edhe pse disa herë është menduar se zjarri ishte shuar plotësisht, trashësia e madhe e humusit në këtë zonë ka favorizuar ruajtjen e prushit në brendësi të tokës.
Të ndihmuara edhe nga era, vatrat e fshehura janë riaktivizuar sërish, duke rikthyer flakët në zonë. Forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.


