PD e bojkotoi, PS miraton marrëveshjen e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së
Lajmifundit
/
27 Korrik 2026, 16:33
Aktualitet

Parlamenti i Shqipërisë miratoi në seancën e dytë plenare marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në për financimin e pajisjeve ushtarake.
Në seancë ishin vetëm deputetët e PS-së, dhe 3 deputetë të PSD-së. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim.

Ndërkohë, seanca para votimit u ndërpre sërish, ku u votua me 74 vota pro për të vijuar diskutimi me dyer të mbyllura.


