Peqin / Zbulohen 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë, në kërkim drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa
Lajmifundit
/
19 Mars 2026, 16:07
Aktualitet

Një shtëpi bari është zbuluar së fundmi në Peqin, ku policia ka gjetur një sasi të madhe bime narkotike të kultivuar në ambiente të mbyllura.
Banesa ku u zbulua kjo veprimtari dyshohet se i përket Bilal Hasa, drejtori i burgut të Rrogozhinë.
Pas zbulimit, ai është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur rreth 4 mijë rrënjë kanabis, të mbjella dhe të përshtatura për kultivim të brendshëm.
Policia po vijon punën për kapjen e tij dhe për të zbardhur të plotë rrjetin që mund të jetë përfshirë në këtë rast./Shqiptarja


