Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh, nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj

Aktualitet

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh, nis

Një 42-vjeçare është përndjekur nga një person në Borsh, tashmë i arrestuar nga policia.

Pas kësaj ngjarjeje bashkëshorti i saj, e ka dhunuar autorin 49-vjeçar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 49 vjeç, banues në Borsh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja M. M., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila pretendon se është përndjekur dhe dhunuar psikologjikisht nga ky shtetas, si dhe i është vjedhur telefoni celular.

Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar penalisht edhe shtetasi B. M., 66 vjeç, bashkëshorti i kallëzueses, i cili është konfliktuar fizikisht me shtetasin F. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta“, njofton policia.

ME TE LEXUARAT