Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e “Kolegji Turgut Ozal”, mbetet në fuqi sekuestrimi për dyshime financiare

Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë rekursin e shoqërisë “Turgut Ozal Education” SHA, duke lënë në fuqi vendimin e Prokurorisë së Tiranës për sekuestrimin e dokumentacionit financiar dhe kontratave për periudhën 2001–2015.
Trupa gjykuese përbëhej nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.
Hetimi ndaj shoqërisë lidhet me përdorim të pajustifikuar të të ardhurave në cash, investime në pasuri të paluajtshme që nuk lidhen me aktivitetin kryesor dhe dyshime për pastrim parash dhe evazion fiskal.
Dokumentet tregojnë se të ardhurat e fituara nuk deklaroheshin në sistemin tatimor dhe menaxhoheshin jashtë bankave, duke krijuar dyshime për veprimtari të paligjshme financiare.
Gjykata e Lartë, duke u mbështetur në nenet 433 dhe 441 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi mospranimin e rekursit të shoqërisë.


