Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë

Aktualitet

Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja

Një konflikt mes komshinjve në Korçë ka përfunduar ditën e sotme me një të plagosur, në lagjen numër 14 të qytetit të Korçës.

Të dy komshinjtë kanë debatuar më parë për motive banale, ndërsa ditën e sotme jashtë banesave të tyre ata janë përleshur, teksa njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke goditur komshiun dy herë.

Autori i plagosjes, i identifikuar si Gëzim Ramka rreth 50-vjeç, pas plagosjes ka shkuar në banesë, aty ku është gjetur dhe arrestuar nga policia e Korçës. Paraprakisht, dyshohet se Ramka vuan nga probleme të shëndetit mendor.

I plagosuri i identifikuar si Rigels Janaqi, rreth 40-vjeç ndodhet në reaminacionin e Spitalit Rajonal të Korçës ku po merr mjekim.

ME TE LEXUARAT