Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy të rinj përfundojnë në spital

Një përplasje e dhunshme është regjistruar këtë të premte, më 3 prill, në qendër të qytetit të Shkodrës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një konflikti mes tyre.
Sipas raportimit të gazetares së Klan News, Emi Kalaja, sherri ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Shatërvani”, një nga pikat më të frekuentuara në qytet. G
jatë përplasjes është përdorur një mjet prerës, duke shkaktuar lëndime tek të dy personat e përfshirë.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk bëhen të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej të përfshirëve.


