Rritet prapë nafta, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve

Aktualitet

Rritet prapë nafta, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja

Sot, më 3 prill 2026, Bordi i Transparencës ka miratuar vendimet e reja për çmimet e karburanteve, duke synuar lehtësimin e barrës për qytetarët dhe bizneset pas rritjes së çmimeve në treg.

Çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin standard SSH EN 590 do të jetë 224 lekë/litër, ndërsa çmimi me shumicë 212 lekë/litër.

Ulja përfshin reduktim 20% të akcizës dhe një ulje shtesë prej 9.5 lek/litër me TVSH-në.

Për benzinën standard SSH EN, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë 169 lekë/litër.


Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 3 prill, ora 20:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Autoritetet paralajmërojnë çdo operator të tregtisë së karburanteve për zbatimin strikt të këtij vendimi, duke parashikuar pezullimin e aktivitetit në rast shkeljeje.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar për të mbrojtur interesin e konsumatorëve dhe për të garantuar konkurrencën e ndershme në treg.

ME TE LEXUARAT