"Po na vjedhin e po na shpopullojnë!" / Protestuesi: Shqipëria bëhet si Zvicra për 3 muaj, por e ka shkatërruar politika

Aktualitet

"Po na vjedhin e po na shpopullojnë!" / Protestuesi:

Një nga protestuesit nga Drejtoria e Policisë në Tiranë tha se qeveria po na vjedh e po na shpopullon si vend.

Ai tha se Shqipëria mund të bëhet si Zvicra për tre muaj, por se keqqeveriset.

Protestuesi theksoi se vendi po merret në qafë nga politikanët.

Qytetari: Në Shqipëri ka çudira botërore. Veliaj drejton Bashkinë e Tiranës nga burgu e kjo nuk besoj se ndodh edhe në Afrikë.

Shqipëria është vend i mrekullueshëm, që për tre muaj bëhet më mirë se Zvicra, por qeveria punon kundër interesit të popullit.

Po na vjedhin e po na shpopullojnë përditë. Duhet t’i dalim zot vendit, se ndryshe kemi marrë fund. 

ME TE LEXUARAT