Policia “gjueti” për makinat luksoze në Tiranë, ja çfarë u gjet gjatë kontrolleve

Aktualitet

Policia “gjueti” për makinat luksoze në Tiranë, ja

Policia e Tiranës ka zhvilluar kontrolle intensive në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. 

Sipas Policisë, gjatë kontrolleve janë verifikuar 61 automjete luksoze dhe 82 shtetas me precedentë kriminalë. Njëmbëdhjetë automjeteve luksoze u janë hequr xhamat e errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor, ndërsa në total janë konstatuar dhe hequr 61 xhama të errësuar, përfshirë edhe në xhamin e përparmë të mjeteve.

Gjatë operacionit u shoqëruan edhe gjashtë shtetas, pasi iu gjetën lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli dhe shkopinj metalikë, ndërsa një drejtues automjeti u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Kontrolle intensive në terren për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë

Policia “gjueti” për makinat luksoze në Tiranë, ja

Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e mjeteve luksoze, mjeteve të blinduara, automjeteve me xhama të errësuar përtej normave të lejuara, përfshirë edhe xhamin e përparmë, si dhe mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese në qytet.

Sekuestrohen armë të ftohta dhe lëndë narkotike

Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Si rezultat i kontrolleve:

Janë kontrolluar dhe verifikuar 61 automjete luksoze;

Janë verifikuar 82 shtetas me precedentë kriminalë në fusha të ndryshme;

11 automjeteve luksoze u janë hequr xhamat e errësuar, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;

Janë konstatuar dhe hequr 61 xhama të errësuar, një pjesë e tyre në xhamin e përparmë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor;

Janë shoqëruar 5 automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për verifikime të mëtejshme, njëri prej të cilëve mjet i blinduar;

Policia “gjueti” për makinat luksoze në Tiranë, ja

Janë shoqëruar 6 shtetas, pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur lëndë narkotike, shkopinj bejsbolli, shkopinj metalikë, si dhe është konstatuar një drejtues automjeti në gjendje të dehur.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të ligjit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

ME TE LEXUARAT