Policia zbulon parcelën me kanabis në Mirditë, arrestohet 37-vjeçari

Aktualitet

Policia zbulon parcelën me kanabis në Mirditë, arrestohet
Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se kishte kultivuar dhjetëra bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë.

Operacioni i koduar “Droni” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas monitorimit me dron të zonave të thella malore, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë monitorimit, policia ka konstatuar 37-vjeçarin F. M., banues në fshatin Xhuxhë, teksa kujdesej për bimët narkotike që dyshohet se kishte kultivuar.

Sipas policisë, në zonën e pyllëzuar dhe në afërsi të banesës së tij u gjetën rreth 60 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Pjesa më e madhe e bimëve u asgjësua me anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT