Protesta e 84 në Tiranë mbyllet me thirrjet: Arrestoni Ramën
Lajmifundit
/
22 Gusht 2026, 22:53
Aktualitet

Me thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe “Rama në burg”, është mbyllur protesta e 84-të në Tiranë. Gjithashtu ata kënduan edhe një herë Himnin Kombëtar ashtu si në nisje të tubimit.
Protestuesit marshuan në rrugët e kryeqytetit duke përsëritur kërkesat për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke denoncuar atë që e cilësojnë si keqqeverisje dhe kapje të institucioneve.
Pas marshimit, protestuesit u shpërndanë, ndërsa organizatorët paralajmëruan vijimin e rezistencës edhe në ditët në vijim.


