Pensionisti në ditën e 60-të të revoltës: Rama duhet të largohet një orë e më parë! Largoi 1,2 milionë shqiptarë

Aktualitet

Pensionisti në ditën e 60-të të revoltës: Rama duhet

Dita e 60-të e protestës paqësore popullore në bulevardin kryesor të Tiranës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mblodhi edhe sot një masë të madhe qytetarësh, që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshimin e sistemit politik.

Një pensionist u shpreh nga sheshi i revoltës se Rama duhet të largohet një orë e më parë, ndërsa nënvizoi se protesta i ka vrarë frikën qytetarëve shqiptarë, atë frikë që e kishte mbjellë kryeministri.

“Protesta i hoqi frikën këtij populli për të dalë. Rama i kishte futur frikën këtij populli për të dalë në protestë dhe kjo është e rëndësishme. Kjo protestë e madhërishme i ka hequr frikën këtij populli nga Edi Rama, sepse ai kishte mbjellë vetëm frikë në popull”, tha ai.

Qytetari nënvizoi se edhe pensioni i tij ishte qesharak dhe nuk i dilte.

“Pensioni im nuk arrin, nuk del. Kam punuar në firma të mëdha, kam punuar edhe me ministra. Kam punuar edhe me një njeri afër Ramës për 12 vjet si inxhinier topograf në ndërtime dhe në fund më kishte siguruar vetëm 2 vite. Ai njeri nuk është shqiptar, nuk mund ta quaj shqiptar atë njeri që përdhunon njerëzit e këtij kombi shqiptar. Ai meriton të largohet një orë e më parë”, u shpreh ai.

Në fund akuzoi kryeministrin për boshatisjen e Shqipërisë dhe detyrimin e qytetarëve të emigrojnë.

“U rrit kërriçi i Vunoit dhe tani drejton shtetin. Ai është kriminel. Ky ka hequr nga Shqipëria 1,2 milionë njerëz dhe i ka çuar në mërgim, rrugëve të botës”, përfundoi ai.

ME TE LEXUARAT