“Protesta iu ka çjerrë maskën” – Qytetarja: Besa? Tentativë manipulimi, por nuk gënjehemi më! Qeveria është në rënie

Një qytetare theksoi se qeveria ndodhet nën presion nga protesta dhe se ndodhet në grahmat e fundit.
Duke komentuar lëvizjet e qeverisë për shkak të protestës dhe platformat që ka nxjerrë për bashkëveprimin me qytetarët, ajo i cilësoi si një tentativë manipulimi, duke shtuar se shqiptarët nuk gënjehen më.
Sipas saj, qeveria është e trembur nga protesta dhe se me veprimet që po bën tregon se po shkon drejt fundit.
“Mendoj se ekzekutivi nuk është i kthjellët. Janë në përpjekje të dëshpëruara dhe të dështuara.
Mënyra se si qeveria reagon është ajo që ka bërë gjithmonë, që fillimisht është hequr si indiferente. E shikoj të trembur e shikoj si përpjekjet e fundit të një strukture në rënie. Është një lloj manipulimi me ‘Besën’, por shqiptarët nuk gënjehen më. Iu është çjerrë maska.”, tha ajo.


