Protesta në bulevard, qytetarët "vënë në pranga" Ramën, Berishën dhe Ballukun

Në protestën e 14-të që u zhvillua në bulevardin e Tiranës, u panë edhe skena simbolike të organizuara nga një grup qytetarësh, të cilët përcollën mesazhe kundër klasës politike.
Ata u shfaqën të veshur me uniforma të ngjashme me ato të burgut, me ngjyrë portokalli, dhe me pranga në duar, në një performancë që synonte të simbolizonte pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike në vend.
Protestuesit mbanin gjithashtu maska me fytyrat e disa prej figurave kryesore politike në vend, përfshirë kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Në një pjesë të aksionit simbolik, një nga pjesëmarrësit me maskën e Sali Berishës mbante një pankartë me mbishkrim kritik ndaj tij, ndërsa një tjetër me maskën e Edi Ramës qëndronte me duar të ngritura të lidhura me pranga. Elementë të tjerë simbolikë ishin vendosur pranë tyre për të plotësuar mesazhin e protestës.