Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çajnë kordonin e policisë

Aktualitet

Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin,

Mijëra qytetarë kanë zbarkuar edhe sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po protestojnë në ditën e tretë radhazi kundër anulimit të projektit të Zvërnecit dhe jo vetëm.

Njëzëri ata kanë bërë thirrje për anulimin e projekteve, ndërsa i kërkojnë Ramës dorëheqjen. Madje ata shkojnë edhe më tej, duke shtuar; burg për Ramën dhe Berishën.

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin.

Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime në podium.

Gjatë protestës, disa qytetarë kanë çarë edhe kordonin e policisë në hyrje të godinës së Kryeministrisë.

ME TE LEXUARAT