Protestuesi thirrje Policisë: Mos u bëni mish për top! Thika që u ngrit ndaj Gent Prognit nesër mund të ngrihet ndaj jush

Aktualitet

Protestuesi thirrje Policisë: Mos u bëni mish për top! Thika

Një nga qytetarët që foli sot në protestën para Kryeministrisë i bëri apel Policisë që të mos përdorej si “mish për top” nga qeveria duke dhunuar protestuesit.

Ai denoncoi edhe kërcënimin me thikë ndaj ekspertit Gent Progni, duke shtuar se nesër ajo thikë mund të ngrihet ndaj tyre. Ai i bëri thirrje edhe drejtësisë që të arrestonte Ramën.

“Arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun”. Ajo thikë që u ngrit ndaj vëllait tonë Gent Prognit nesër mos harroni se mund të ngrihet kundër jush. Ta harrojnë se na mundin me thika pas shpine dhe me dhunë përballë”, tha ai mes të tjerash.

Qytetari nënvizoi se policia është më e keqpërdorura nga politika ndër vite.

“I bëj thirrje policëve të mos përdoren si mishi për top. U them se janë më të keqpërdorurit, më të mospërfillurit. A doni me u vra me ne për Belinda Ballukun, Zegjinenë dhe Taulant Ballën o derdimenë”, tha ai, duke e mbyllur me thirrjen kushtrim “Shqipëria e shqiptarëve”.

 

ME TE LEXUARAT