Aksident tragjik: Një person humb jetën, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit tjetër (EMRAT)

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në një rrugë rurale të fshatit Bilaj, në Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, një Volkswagen, që drejtohej nga Viktor Doda, dhe një Benz, me drejtues Kristjan Laska.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit Volkswagen, Viktor Doda, banues në fshatin Bilaj.
Nga verifikimet e para të Policisë dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte njëri prej automjeteve.
Ndërkohë, Kristjan Laska, që drejtonte makinën “Benz”, pësoi plagë të rënda dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.
Autoritetet dyshojnë se shpejtësia tej normave e mjetit “Benz” mund të ketë qenë faktori kryesor që çoi në këtë tragjedi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit fatal.


