Qytetari në protestë "shuplakë" Ramës: Kryeministri i ka vënë hurin edhe socialistëve

Aktualitet

Qytetari në protestë "shuplakë" Ramës:

Thirrjet për zgjerimin e protestës janë shtuar gjatë tubimit para Kryeministrisë, ku një prej qytetarëve ka kërkuar që në protestë të bashkohen edhe intelektualë dhe mbështetës të majtë të pakënaqur me qeverisjen.


Protestuesi ka deklaruar se, sipas tij, pakënaqësia ndaj kryeministrit Edi Rama nuk kufizohet vetëm te opozita, por është shtrirë edhe te një pjesë e elektoratit socialist.

“Ka shumë socialistë që janë të zhgënjyer. Ky i ka vënë hurin edhe socialistëve”, tha ai, duke bërë thirrje për një pjesëmarrje më të madhe në tubime.

Në fjalën e tij, qytetari përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit, duke e akuzuar se po përballet me një situatë gjithnjë e më të vështirë politike.

“Të mos ia zgjasim ditët diktatorit. Ky është diktatori i kalbur. Këtu duhet të vijnë më shumë intelektualë”, u shpreh protestuesi.

Sipas tij, vijimi i protestave dhe rritja e pjesëmarrjes qytetare mund të shtojnë presionin ndaj qeverisë. Ai pretendoi gjithashtu se Rama është i vetëdijshëm për kundërshtimin ndaj tij dhe se po mendon për largimin nga pushteti.

Kritikat e tij u shtrinë edhe ndaj Kuvendit, të cilin e cilësoi si “parlamenti i turpit”.

 

ME TE LEXUARAT