Ndalohet nga autoritetet imami i njohur në Kosovë, shoqërohet në polici për t'u marrë në pyetje

Kosovë&Rajon

Ndalohet nga autoritetet imami i njohur në Kosovë, shoqërohet

Imami i njohur Elvedin Pezic është ndaluar pasditen e sotme nga Policia e Kosovës në fshatin Vitomiricë të Pejës, pasi sipas raportimeve të gazetares së Klan Kosovës Altiana Zogaj, ai rezultonte me ndalim hyrjeje në territorin e Kosovës.

Pezic u zbulua nga autoritetet ndërsa kishte shkuar për të mbajtur një ligjëratë dhe aktivitet fetar në Qendrën Rinore të Vitomiricës, i cili ishte planifikuar të zhvillohej nga ora 17:15 deri në orën 19:00.

Për shkak të ndalimit, imami u shoqërua në stacionin e policisë për t'u intervistuar, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të këtij vendimi dhe policia nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare lidhur me rastin.

ME TE LEXUARAT