Qytetari nga Vlora: Organizatorët të dalin hapur që të shpëtojmë protestën nga ata që tentojnë ta kapin

Aktualitet

Qytetari nga Vlora: Organizatorët të dalin hapur që të

Një qytetar nga Dukati i Vlorës propozoi që organizatorët e protestës të dalin hapur me qëllim për të mbrojtur kauzën nga ato që kanë për qëllim të përfitojnë për interesa personalë.

“Gjatë këtyre ditëve kaq të zjarrta, kemi pasur debate si popull si aktivistë dhe nga ka qenë që nismëtarët  protestës atë dali na mos të dalin se mërzitet populli. Për të shpëtuar protestën nga ata që tentojnë ta kapin.

Nismëtarët të shpallen dhe të ngrihet një kuvend kombëtar. Protesta s’mund të vazhdojë pa fund në ngjitje. Në për të sjellë Shqipërinë e re, duhet të ndërtojmë një sistem të ri.

Të thërrasim një kuvend kombëtar. Të bashkohemi në një tryezë dhe të rrëzojmë këtë sistem të kalbur. Të mos e zvogëlojmë protestën, varet fati jonë e fëmijëve tanë nga kjo protestë”, tha qytetari.

ME TE LEXUARAT