Rama jep lajmin e mirë: Nga 1 janari paga minimale 500 euro, brenda mandati shkon në 700 euro! 500 mln euro shtesë për pensionet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se nga data 1 Janar 2026 do të rritet paga minimale për të punësuarit në sektorin publik dhe privat. Me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama theksoi se 307.850 punonjës do marrin pagën minimale prej 500 euro paga, e cila sipas tij në fund të mandatit 4-vjeçar do të shkojë në 700 euro.
Edi Rama: Përshëndetje, sot me kostum se për pak marrim në dorëzim progres raportin e komisionit për Shqipërinë dhe kemi konferencë.
Padyshim që pjesën e luanit të buxhetit 2026 e zënë pensionistët për të cilët e nisim vitin e ardhëm me 100 mln euro shtesë, përveç indeksimit, në 2027 e dyfishojmë 200 mln euro plus indeksimi, 45 mln euro.
Në 2028 e trefishojmë 300 mln euro plus indeksimi, 46 mln euro.
Në 2029, e katërfishojmë 400 mln euro, plus indeksimi. 47 milionë euro
Dhe në 2030 e pesëfishojmë, 500 mln euro, plus indeksimi 48 mln euro.
Pra janë miliardë më shumë që pensionistët do të marrin mbrapsht për mandatin tonë.
Por nga janari do rritet edhe paga minimale, të cilën do marrin shumën e premtuar 500 euro. Paga minimale do të arrijë 700 euro. Do të subvencionojmë për një një periudhë 9-mujore me 90 mln euro edhe shtesën e kostos së sigurimeve në sektorin privat.
Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.
Ato 83 mandate që ju na dhatë, janë 83 arsye më shume sesa deri dje për të mos fjetur gjumë,. Për të punuar pa pushim dhe për t’ju kthyer me gjithë pasionin të gjithë atë që ju na dhatë me besim të jashtëzakonshëm.


