"Rama në burg, Berisha në burg", protestuesit marshojnë drejt stadiumit “Air Albania”

Aktualitet

"Rama në burg, Berisha në burg", protestuesit

Protestuesit, të cilët prej 45 ditësh zhvillojnë tubime duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, janë nisur në marshim në drejtim të stadiumit “Air Albania”.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë lëshuar thirrje të forta kundër qeverisë, duke akuzuar mazhorancën për korrupsion dhe keqqeverisje.

“Ju erdhi fundi!”, ‘Rama në burg, Berisha në burg”, ishin disa nga thirrjet që u dëgjua vazhdimisht nga protestuesit, të cilët deklaruan se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesave të tyre.

ME TE LEXUARAT