Rama: Shqipëria ka një mundësi historike për integrim në Bashkimin Europian

Aktualitet

Rama: Shqipëria ka një mundësi historike për integrim

Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë një takimi me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 14 se Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik në rrugën drejt Bashkimit Europian, duke e cilësuar si një mundësi që nuk mund të humbet.

Rama deklaroi se për herë të parë mbështetja e fuqive të mëdha është konkrete dhe jo thjesht me fjalë, duke nënvizuar se kjo “dritare” integrimi mund të mbyllet nëse nuk shfrytëzohet në kohë.

Ai akuzoi opozitën për veprime që, sipas tij, pengojnë procesin e integrimit duke vepruar kundër interesave të vendit në kontaktet ndërkombëtare.

“Po dëmtohet një moment ku fati dhe historia po i buzëqesh shqiptarëve. Është një mundësi e rrallë për të siguruar të ardhmen e brezave të rinj,” tha Rama, duke paralajmëruar se dështimi i këtij procesi mund të ketë pasoja që nuk do të rikthehen për vite me radhë.

ME TE LEXUARAT