REFERENDUMI NË PD/ Mbyllet votimi në Lushnje dhe Divjakë, shtyhet orari në Durrës dhe Njësinë 2 deri në 19:00

Aktualitet

REFERENDUMI NË PD/ Mbyllet votimi në Lushnje dhe Divjakë, shtyhet

Procesi i votimit për 'rimiratimin' e Berishës si kreu i PD-së është mbyllur në degët e Lushnjës dhe Divjakës.

Ndërkohë, në Durrës është kërkuar shtyrja e orarit të votimit deri në orën 19:00.

Edhe Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka vendosur që në disa degë të mëdha, përfshirë edhe Njësinë 2, procesi të vijojë deri në orën 19:00, pas kërkesave të vetë degëve.

Shtyrja e orarit është bërë për shkak të pjesëmarrjes dhe fluksit të votuesve në disa zona, ndërsa në degët më të vogla procesi ka përfunduar sipas orarit të parashikuar më herët.

Votimi për zgjedhjet në PD ka nisur në orën 08:00 dhe po zhvillohet në të gjithë vendin.

ME TE LEXUARAT