Revoltohet ambientalisti Sazan Guri/ Propozon të rrethohet kryeministria dhe parlamenti

Gjatë protestës së 72-të, aktivisti dhe ambientalisti i njohur Sazan Guri ka apeluar për atë që ai e cilësoi si “rrethimin e tretë” të Kryeministrisë dhe të Parlamentit.
Në fjalën e tij, Guri u shpreh se protestuesit duhet të vijojnë rezistencën përmes asaj që ai e përshkroi si tre forma rrethimi, demokratik, moral dhe fizik.
Sipas ambientalistit Sazan Gurit, nuk duhet të lejohen që pushtetarët të cojnë përpara veprat e tyre kriminale.
“Do të doja sot të sillja në vëmendje rrethimin e trete që duhet ti bëjmë kryeministrit dhe parlamentit. Rrethimi i parë është ai demokrat, ku ne duket vetja se jemi 10 mijë, por jemi më shumë se kaq. 100 mijë, 1 mln apo 5 mln shqiptarë kudo që janë me përjashtim të asaj kaste që bashkëpunon për krimet kundër Shqipërisë, jo vetëm me kryeministrin, por me të gjithë klasën politike.
Rrethimi i dytë, është ai që i kemi bërë qeverisë, është ai rrethim moral. Erdha të them se rrethimi i tretë duhet të jetë rrethim fizik, të rrethohet kryeministria dhe parlamenti në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të çojnë deri në fund veprat kriminale që kanë ndërmarrë ndaj këtij vendi”, u shpreh Sazan Guri.


