Deputetja britanike kërcënon Shqipërinë: Merrni kriminelët ose do t’iu bllokojmë vizat

Bota

Deputetja britanike kërcënon Shqipërinë: Merrni

Deputetja e partisë "Reform UK", Sarah Pochin, është përfshirë në një polemikë të fortë në Mbretërinë e Bashkuar pas komenteve të saj për përfaqësimin etnik në reklamat televizive.

Gjatë një interviste në TalkTV, Pochin tha se “çmendet kur sheh reklama plot me njerëz me ngjyrë dhe aziatikë”, duke argumentuar se ato nuk pasqyrojnë më familjen mesatare britanike. Deklarata e saj u dënua nga një sërë politikanësh britanikë.



Kryeministri Keir Starmer i cilësoi komentet si “racizëm tronditës”, ndërsa edhe figura të tjera nga Partia Laburiste kërkuan reagim të qartë nga drejtuesit e Reform UK.

Lideri i partisë, Nigel Farage, pranoi se mënyra si ishte shprehur Pochin ishte “e gabuar dhe e shëmtuar”, por tha se nuk beson se ajo kishte qëllim racist. Sipas tij, deputetja po përpiqej të kritikonte mënyrën se si industria e reklamave trajton politikat e diversitetit.

Pochin më vonë kërkoi falje për deklaratën, duke këmbëngulur se komentet e saj ishin formuluar keq dhe se nuk synonin të ofendonin komunitetet etnike.

 

ME TE LEXUARAT