Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin

Aktualitet

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg

Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin për akuzën e rrëmbimit  me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në Kamzë.

Raportohet se i kërkuari i ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, duke thënë se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit.

Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe Festim Bexhdili, po me burgim të përjetshëm.

 

ME TE LEXUARAT