Sherr në një lokal në Korçë, i mituri plagos me thikë 34-vjeçarin
Lajmifundit
/
4 Shkurt 2026, 18:35
Aktualitet

Një konflikt në një lokal në Korçë ka degraduar me plagosje me thikë.
Korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule bën me dije se autori është një 17-vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar.
Sipas të dhënave mësohet se 34-vjeçari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa kishte mbërritur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi.
Shkak i konfliktit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm. Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.


