Shisnin kokainë në Tiranë, 4 të arrestuar! Sekuestrohen mbi 400 gramë kokainë, 2 peshore, para dhe 4 celularë

Aktualitet

Shisnin kokainë në Tiranë, 4 të arrestuar! Sekuestrohen mbi

Katër qytetarë janë arrestuar në Tiranë për shitje kokaine. Policia ka sekuestruar në total mbi 400 gramë kokainë, 2 peshore elektronike, para dhe 4 celularë.

Tre prej këtyre personave janë arrestuar në Rrugën e Kavajës. Ata shisnin kryesisht në zonën e “Ish-parkut” dhe “Brrylit.” Policia u ka sekuestruar 350 gramë kokainë dhe peshoret.

Një 32-vjeçari i janë sekuestruar mbi 220 doza të lëndës narkotike dhe para, në vendin ku punonte.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet faza e 4-t e operacionit të koduar “Zonat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 4 shtetas që shitnin lëndë narkotike Kokainë, në zona të ndryshme në Tiranë.

Sekuestrohen mbi 400 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë (një pjesë e ndarë në mbi 200 doza), 2 peshore elektronike, shuma parash dhe 4 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për raste të shitjes së Kokainës, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, fazën e 4-t të operacionit të koduar “Zonat”. Si rezultat, u vunë në pranga shtetasit:

-E. S., 45 vjeç, I. D., 54 vjeç dhe F. Gj., 48 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në Rrugën e Kavajës, me sasi të lëndës të dyshuar narkotike Kokainë, që i posedonin me qëllim shitjen. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme dhe më pas e shitnin në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonat e quajtura “Ish-parku” dhe “Brryli”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 350 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë dhe 2 peshore elektronike.

-E. D., 32 vjeç, i cili dyshohet se shiste doza Kokaine, në disa zona në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë (e ndarë në mbi 220 doza) dhe një shumë parash, që i posedonte ky shtetas, në ambientet e subjektit ku punonte.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT