Pas divorcit të bujshëm nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku plane për dasmë! Kush është Ejona partnerja e re e aktorit

Pas divorcit të bujshëm me Xhensila Myrtezaj, duket se Bes Kallaku ka rigjetur dashurinë dhe këtë herë nuk po e fsheh më.
Aktori i humorit ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale momente romantike me partneren e tij të re, Ejona, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Në një prej postimeve më të komentuara, Besi shkroi: “Ti më riktheve Besin dhe më zbukurove jetën”, teksa shfaqej pranë partneres së tij.
Sipas raportimeve në mediat rozë, lidhja mes tyre duket tashmë e konsoliduar. Dyshja janë parë së bashku edhe në një festë familjare, ndërsa burime pranë tyre bëjnë me dije se çifti po bashkëjeton dhe ka nisur të mendojë edhe për martesë.
Ndryshe nga ceremonia e tij e parë me Xhensila Myrtezaj, e cila ishte shumë publike, këtë herë Besi thuhet se dëshiron një ceremoni private, larg vëmendjes mediatike dhe vetëm me njerëzit më të afërt.
Prej kohësh qarkullonin aludime se aktori kishte nisur një histori të re dashurie pas ndarjes nga këngëtarja. Madje, një tatuazh me emrin “Ejona” u interpretua nga ndjekësit si një konfirmim indirekt i romancës së re.
Gazetari Elton Tozaj ka zbuluar gjithashtu se partnerja e re e aktorit nuk është pjesë e botës së showbiz-it dhe preferon të qëndrojë larg vëmendjes publike. Ai shtoi se ajo ka një ngjashmëri të dukshme me Xhensila Myrtezaj.
Pas një divorci shumë të komentuar, duket se Bes Kallaku po përjeton një kapitull të ri në jetën e tij personale.


