Shqiptarët në revoltë prej 42 ditësh, nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Lajmifundit
/
11 Korrik 2026, 20:06
Aktualitet

Ka nisur protesta e 42 në Tiranë. Qytetarët pas organizmit në sheshin “Skënderbej”, po vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.
Organizatorët kanë njoftuar se në tubimin e sotëm do t’u bashkohen edhe shqiptarë nga diaspora, të cilët prej kohësh janë përfshirë në mbështetje të kësaj kauze.
Një ditë më parë, protestuesit marshuan në disa prej akseve kryesore të Tiranës, duke brohoritur slogane si: “Qeveri e krimit”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama jep dorëheqjen”.


