Shtyhet gjyqi paraprak për kryebashkiakun Erion Veliaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Aktualitet

Shtyhet gjyqi paraprak për kryebashkiakun Erion Veliaj, ja kur do të

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet më 19 janar, ku Gjykata e Posaçme do të vijojë me shqyrtimin paraprak të çështjes.

Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt.

Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm as vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës.

ME TE LEXUARAT