Shtyhet mbledhja për imunitetin e Belinda Ballukut, zbulohet dita se kur do të diskutohet kërkesa e SPAK

Aktualitet

Shtyhet mbledhja për imunitetin e Belinda Ballukut, zbulohet dita se kur do

Është shtyrë mbledhja e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit për numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku.

Gazetarja e Vizion Plus mëson se mbledhja e radhës do të mbahet ditën e mërkurë.

Avokati i Ballukut kërkoi 3 javë kohë, për t’u njohur me provat e SPAK. Nga ana tjetër, prokurorët e posaçëm deklaruan në mbledhje se do ishte e mjaftueshme deri në 5 ditë.

Kërkesa e prokurorëve të çështjes për heqjen e imunitetit të Ballukut, u paraqit në parlament menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO, duke rikthyer në detyrë zv/kryeministren.

Një ditë më parë edhe Apeli i Posaçëm vendosi qëndrimin e saj në detyrë deri në shqyrtimin në themel nga Kushtetuesja.

Kuvendi ka një afat kohor 3 muaj për të vendosur mbi kërkesën e SPAK dhe autorizimin.

Me përfundimin e diskutimit dhe shqyrtimit të kërkesës, ky Këshill ka kohë 2 javë për të hartuar raportin e për tia kaluar seancës për votim, ku merr vulën përfundimtare. Vendimi për heqjen ose jo të imunitetit kërkon shumicë të thjeshtë votash, minimumi 71 votash.

Por në rast se Kuvendi nuk e shqyrton kërkesën në harkun kohor të 3 muajve, atëherë kërkesa e SPAK konsiderohet e rrëzuar./Vizion Plus

ME TE LEXUARAT