Skandali i KMY me fileton e pulës, AKU thellon hetimet ndaj kompanisë pas bllokimit të produkteve

Aktualitet

Skandali i KMY me fileton e pulës, AKU thellon hetimet ndaj kompanisë

Vijojnë hetimet për kompaninë e përpunimit të mishit KMY, pas një kontrolli të kryer nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku u konstatuan shkelje të standarteve higjeno-sanitare.

Sipas njoftimit zyrtar gjatë inspektimit, u identifikua një ambjent me kushte të papërshtatshme higjenike dhe procese të shkrirjes së produkteve ushqimore të kryera në kundërshtim me rregullat teknike.

Si pasojë, ë shtë  bllokuar ambjenti ndihmës si dhe rreth 738 kilogramë me fileto dhe gjoks pule.

Nga produktet e bllokuara janë marrë mostra për analiza mikrobiologjike ndërsa sasia do të vijojë të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve.

Pas kontrolleve autoriteti kombetare I ushqimit ka vendosur ndaj KMY edhe gjobe.

ME TE LEXUARAT