Skandali në KLP nuk ndalon garën: Hapet konkursi për Prokuror të Përgjithshëm
Lajmifundit
/
1 Prill 2026, 17:45
Aktualitet

Pavarësisht krizës që e ka përfshirë Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkak të skandalit seksual me anëtarin Olger Eminaj, brenda kësaj jave do të nisë procesi zyrtar për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Vendimi për hapjen e kandidaturave pritet të publikohet më 7 Prill, ndërsa afati për dorëzimin e aplikimeve do të zgjasë rreth një muaj. Ky hap synon të përshpejtojë emërimin e drejtuesit të ri të prokurorisë, pavarësisht sfidave të brendshme në institucion.


